Halle Berry i ngriti temperaturat gjatë Pashkëve, gjatë fundjavës, kur e publikoi një foto lakuriq në internet.
52-vjeçarja, e cila e ka bërë zakon të postojë foto provokative në internet, u mbulua me flluska derisa buzëqeshi për kamerën.
Fituesja e Oscarit e titulloi foton: "Ka qenë një ditë shumë e gjatë, por megjithatë po ndaj kohë për #SelfCareSunday me banjën time me flluska".
Javën e kaluar, Halle e postoi një foto të saj krejtësisht e zhveshur nën një xhaketë xhinsi, ndërsa në postimet e saj të kaluara ajo ishte paraqitur duke u zhytur nudo në pishinë pas ceremonisë së çmimeve dhe një foto provokuese lakuriq të siluetës së saj, e veshur vetëm me tanga, dhe e mbështetur për derën prej xhami.
Aktorja dikur ishte shumë e matur kur bëhet fjalë për lakuriqësinë, por të gjitha këto ndryshuan pasi që u shfaq pa jelekë në filmin e vitit 2001, “Swordfish”. Ajo gjithashtu i hoqi të gjitha për një skenë seksi me aktorin Billy Bob Thornton në “Monster’s Ball”.
-
Për ta festuar 20-vjetorin e filmit “Catwomen” Halle Berry pozon me mace
-
Halle Berry priti vitin e ri në ashensor duke ekspozuar format trupore
-
Halle Berry e zhgënjyer që Drake përdori një fotografi pa lejen e saj
-
Halle Berry e lumtur me të dashurin e ri Van Hunt
-
Hurley pozon gjysmëlakuriqe edhe si 54-vjeçare