Ylli i njohur i muzikës Drake ka bërë promovimin e këngës së tij të re.
Ai këtë e bëri me anë të një fotografie ku shihet Halle Berry e mbuluar e gjitha me ngjyrë të gjelbër.
Kjo fotografi është bërë vite më parë në ceremoninë “Kid’s Choice Awards”.
Më 15 shtator aktorja fituese e çmimit Oscar ka shkruar në Instagramin e saj disa fjalë për të shprehur indinjatën e saj në lidhej me këtë veprim të Drake.
“Ndonjëherë duhet të jesh një ‘burrë i madh’ ani pse në të vërtetë je grua”, ka shkruar Halle.
Edhe
Halle Berry fejohet me Van Huntin
Postimi i Halle erdhi dy ditë pasi që Drake promovoi këngën e tij me fotografi të saj.
Përdoruesit e Instagramit e kishin pyetur aktoren për mendimin e saj në lidhje me fotografinë e saj që u përdor nga Drake për promovim të këngës.
“Prandaj ishte postimi im sot. Kur njerëzit që i admiron të zhgënjejnë, duhet të jesh personi më i madh që të vazhdosh përpara”, është përgjigjur aktorja.
Ajo gjithashtu ju kishte përgjigjur edhe disa fansave të tjerë me anë të komenteve.
“Ai kërkoi lejen time dhe unë thash ‘JO’. Nuk e pëlqeve idenë që ajo fotografi ku shihem e mbuluar e tëra me ‘slime’ të përdorej për promovuar këngën e tij. Kurse i zgjodhi ta përdorte gjithsesi! E shihni... ky është mosrespekt. Aspak ‘Cool’”, ka komentuar Halle.
Edhe
Hally Berry “refuzon” të ndihet në siklet për moshën
Kurse reperi i mirënjohur që në këtë rast është akuzuar nga Halle nuk ka komentuar ende asgjë.
Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi