Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Halle Berry priti vitin e ri në ashensor duke ekspozuar format trupore

Aktorja e njohur e Hollywoodit, Halle Berry, ka pritur vitin e ri me një veshje që ia ka ekspozuar format trupore. Ajo ka publikuar në rrjete sociale fotografinë, në të cilën shihet e veshur rroba të brendshme me dantellë.

57-vjeçarja shihet brenda një ashensori e veshur me një kostum të brendshëm njëpjesësh me dantellë të cilin e kishte kombinuar me një sako ngjyrë ari në krem e një palë sandale me taka të larta.

“Heelllllloooooo 2024”, ka shkruar ajo në postim.

Image

Postimin e saj e vlerësuan shumë fansa. Ndër ta ishte edhe trajnuesja e fitnesit të të famshmëve, Jenette Jenkins. “Halle qenka duke e ‘thyer’ internetin në ditën e parë të vitit”, ka shkruar Jenkins.

Berry kishte bërë përmbylljen e vitit 2023 duke postuar një video me pamje të të gjithë vitit. “Historia po bëhet gjithnjë e më e mirë, gati për kapitullin ‘24”, pati shkruar ajo.

Edhe Për ta festuar 20-vjetorin e filmit “Catwomen” Halle Berry pozon me mace Showbiz Për ta festuar 20-vjetorin e filmit “Catwomen” Halle Berry pozon me mace

Videoja përmban klipe nga udhëtimet e saj, fotografi nga ngjarjet në të cilat ishte prezent duke përfshirë edhe ceremoninë Oscars 2023, gjithashtu edhe momente të ëmbla me të dashurin e saj, Van Hunt. Çifti është së bashku që nga viti 2020 dhe një burim i ka thënë revistës “People” se kjo lidhje po shkon në një tjetër nivel.

“Ai është i mrekullueshëm. E trajton atë si një mbretëreshë. Ajo e thërret ‘shpirti binjak’. Ju pëlqen shumë udhëtimi, të kalojnë kohë në shtëpinë e saj në Malibu, si dhe të kalojnë kohë me fëmijët e saj”, ka thënë burimi.