Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Halle Berry e lumtur me të dashurin e ri Van Hunt

Në muajin shtator u zbulua lajmi se Halle Berry është në lidhje dashurie me muzikantin dhe producentin e njohur, Van Hunt. Dhe gjykuar nga postimi i fundit i aktores së shpërblyer me “Oscar”, duket se kjo romancë po vazhdon fuqishëm dhe sot.

Gjatë fundjavës, Berry e postoi një fotografi ku shihet e veshur me një bluzë të zezë me emrin e të dashurit të saj, dhe në pjesën e poshtme aktorja vjen e zhveshur tërësisht, derisa pamjen e ka kompletuar me një kapele dhe një gotë alkool në duar.

Besohet se Halle Berry dhe Van Hunt kanë disa muaj që janë në lidhje dashurie, dhe sipas një artikulli të revistës “People” bëhet e ditur se muzikanti i njohur tashmë i ka takuar edhe fëmijët e aktores, Nahla Ariela Aubry dhe Maceo Robert Martinez.

Një burim i afërt i çiftit citohet të ketë thënë: “Ata po kalojnë shumë kohë në shtëpinë e Berryt në Malibu… Ajo duket e lumtur në lidhjen e saj dhe po e shijon kohën në qetësi. Van Hunt tashmë i ka takuar fëmijët e aktores, prandaj lidhja e tyre duket mjaft serioze”.

Muajin e kaluar, Halle Berry e realizoi një intervistë me mikeshën dhe stilisten e saj, Lindsay Flores, me ç’rast kishte treguar për zbulimin e seksualitetit në moshë shumë të re.