Halle Berry ka folur për pjesët më të dhimbshme të fëmijërisë së saj.
Fituesja e Oskarit, 55 vjeçe, u shfaq në episodin e të mërkurës në podcastin Fresh Air të NPR, ku foli për marrëdhëniet abuzive të përshkruara në debutimin e saj të fundit regjisorial “Bruised” në të cilin ajo gjithashtu luan, dhe lidhjet e gjithë ngjarjes me jetën e saj private.
"Ka pasur shumë abuzime në fëmijërinë time. Unë u rrita me një baba alkoolik që ishte shumë abuziv, verbalisht, emocionalisht dhe fizikisht," tha Berry, duke iu referuar babait të saj Jerome Jesse Berry, i cili vdiq në 2003.
Berry ka folur për të atin dhe marrëdhënien e tyre të trazuar në të kaluarën. Ajo iu referua sesi varësia e tij nga alkooli “na grabiti marrëdhënien që duhej të kishim” në një postim emocional në Instagram për Ditën e Babait dy vjet më parë, ku tha gjithashtu se i mungonte dhe kishte “plot dashuri” për të.
Kur u pyet se si arriti ta falte babanë e saj, për të cilin tha se e la atë dhe nënën e saj kur ishte 3 vjeç, ylli i X-Men shpjegoi të mërkurën se ajo kaloi "përmes shumë terapive".
“Kur ai vdiq mua më këshilluan të flisja me një shërues shpirtëror dhe me dikë që më qoi në disa ushtrime shpirtërore për të shëruar plagën time me babanë tim”, ka thënë ajo. "Ai nuk lindi si burrë abuziv, alkoolik që ishte jashtë kontrollit. Ai u bë i tillë nga ajo që ishte dhe nuk iu dha; nga ajo që u ekspozua dhe nga ajo që nuk u ekspozua," tha ajo.
-
Djali 13-vjeçar i Halle Berryt lejohet të dëshmojë në gjyqin për kujdestarinë
-
Halle Berry kundërshton dëshminë e djalit të saj në gjykatë pas akuzave për dhunë
-
Halle Berry akuzohet për dhunë ndaj djalit, e mbron vajza 18 vjeçe
-
Hally Berry “refuzon” të ndihet në siklet për moshën
-
Ish-bashkëshorti i Halle Berryt zbulon arsyen pse i dha fund martesës me të