Modelja Hailey Bieber gjatë vikendit ka veshur tri kostume për “Halloween”, raporton Daily Mail.
Ajo në një festë është parë e veshur si personazhi “Pebbles” nga filmi vizatimor “The Flinstones” kurse burri i saj Justin Bieber ishte veshur si personazhi “Bamm-Bamm” nga i njëjti film.
Në Instagramin e saj gruaja e Bieber ka publikuar disa fotografi ku shihet si ylli Carmen Electra në skenat e filmit “Scary Movie”.
Në disa fotografi, Hailey shihet duke pozuar me të brendshme të bardha të kombinuara me një palë atlete ku duket pothuajse identike me Carmen.
Në fotografi të tjera në postim ajo shihet si Carmen nga po i njëjti film por në një skenë tjetër.
Ajo ka të veshur një bluzë të bardhë përderisa mban në dorë një telefon.
Yahoo ka shkruar se Hailey e kishte filluar sezonin e frikshëm më herët gjatë këtij muaji.
Ajo kishte veshur edhe një tjetër veshje “të frikshme” gjatë filmimit të emisionit të saj në YouTube: “Who’s In My Bathroom?” deri sa përgatitë një pije të “përgjakshme”.
