Aktori i famshëm amerikan, Jake Gyllenhaal, ka shprehur dëshirë që të ketë fëmijë dhe ka thënë se për këtë është frymëzuar nga dashuria që ka për mbesat e veta.
Ylli i “Spidermanit”, i cili ka pesë vjet romancë me modelen franceze Jeanne Cadieu, 27 vjeç, ka thënë se është frymëzuar për të pasur fëmijë, duke kaluar kohë me dy vajzat e motrës së tij, aktores Maggie Gyllenhaal.
“Do të doja të kisha një familje dhe nëse është si familja që motra ime ka rritur dhe ka kultivuar, do të isha krenar”, ka thënë ai për revistën “People”.
Ai ka folur edhe për planet afatgjata me Cadieun.
“Gjithçka ka të bëjë me rritjen së bashku, ta dëgjojmë njëri-tjetrin e të jemi të hapur. Ne kemi qenë së bashku për pesë vjet dhe është një marrëdhënie e mrekullueshme”, ka shtuar ai.
{gallery}
Aktori 42-vjeçar sapo ka shkruar librin e tij të parë për fëmijë. Libri titullohet “Shoqëria sekrete e tezeve dhe dajallarëve” dhe është frymëzuar nga koha që kalon me mbesat e tij.
“Nëse duan të rrinë zgjuar, ne rrimë zgjuar. Nëse duan akullore para darkës unë i lejoj”, ka shtuar aktori.
Aktori i “Brokeback Mountain” ka thënë se gjëja e tij e preferuar për të bërë me mbesat është që të bëhet kuzhinieri i tyre.
“Më pëlqen shumë të gatuaj dhe mendojnë se jam një kuzhinier shumë i mirë, kështu që e luaj rolin sa më shumë që mundem. U telefonoj dhe ju tregoj se jam duke ardhur. Çfarë do të hash për darkë? Unë do të gatuaj çdo gjë që dëshironi, unë jam shefi juaj personal. Sepse ne jemi një familje e madhe e dhënë pas ushqimit. Pra mbaj statusin e dajës numër 1 – jam i vetmi dhe fitoj gjithmonë”, ka thënë ai duke qeshur. “Përgjithësisht duan pure patatesh dhe makarona. Ato janë adhuruese të mëdha të mënyrës se si gatuaj biftek. Gjithmonë bëj ato që i zgjedhin”.