Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Gwyneth Paltrow e lavdëron bashkëshortin për “mirësinë e pafund”

Aktorja 47 vjeçare, Gwyneth Paltrow, e cila u martua me Brad Falchukun në shtator të vitit 2018, e postoi një mesazh urimi në Instagram me rastin e ditëlindjes së tij, dhe nuk hezitoi t’i betohet për dashuri të përjetshme.

Krahas një fotografie ku Brad shihet në një luginë, aktorja kishte shkruar: “Sot është dita e parë e tij si 49-vjeçar. Një burrë me mirësi, integritet dhe dashuri të pafund. Asnjëherë në jetë nuk kam takuar dikë me nivel kaq të lartë të kuriozitetit dhe që është i interesuar për botën dhe të tjerët. Sot e dua më shumë se kurrë më parë, por jo më shumë se nesër. Urime ditëlindja dashuria ime”.

Brad së fundmi e kishte pranuar se, ende nuk mund ta besojë që është martuar me aktoren e dashur hollywoodiane dhe themeluesen e kompanisë “Goop”, ngase ajo është një person i “mahnitshëm”.

Gwyneth Patrow për trembëdhjetë vjet kishte qenë e martuar me muzikantin Chris Martin, me të cilin i ka dy fëmijë, Apple 15-vjeçare dhe Moses 13-vjeçar.

 

 

Artikuj të ngjashëm