Glen Powell po vazhdon ta ndërtojë statusin e protagonistit në filma hollywoodian me përzgjedhjen e roleve unike. I tillë është edhe roli i fundit në filmin e zhanrit triler, “How to Make a Killing”.
Projekti i ardhshëm, një bashkëprodhim mes studiove “A24” dhe “StudioCanal”, besohet se vjen i frymëzuar nga filmi kriminalistik i vitit 1949 i regjisorit Robert Hamer, “Kind Hearts & Coronets”. Historia e tij përqendrohet te Becket Redfellow, i cili është lënë mënjanë nga familja e tij jashtëzakonisht e pasur dhe është i gatshëm të bëjë çdo gjë të nevojshme - përfshirë dhunën - për të siguruar trashëgiminë e tij.
Regjinë dhe skenarin e filmit e ka bërë John Patton Ford, kurse kasta e aktorëve përbëhet edhe nga yjet Margaret Qualley, Jessica Henwick, Zach Woods, Topher Grace, Bill Camp dhe Ed Harris.
“How To Make A Killing” planifikohet të lansohet nëpër kinema më 20 shkurt të vitit 2026.
-
Sean Penn do të jetë regjisor i filmit me Bradley Cooperin për sulmin e Capitolit
-
Zendaya tregon se me cilin regjisor ka më së shumti dëshirë të bashkëpunojë
-
“In The Grey” sjell një grabitje të pamundur dhe luftë për mbijetesë
-
Bradley Cooper vjen për të tretën herë si regjisor me “Is This Thing On?”
-
“The Running Man”, hiti i vitit 1987 rikthehet në ekran të madh