I ftuar në emisionin “Gjoni Black” të dielën mbrëma është rap-artisti Gjiko.
Ai rikthehet në ekranin e KTV-së me një intervistë në të cilën ka shpalosur detaje për projektet që po e presin.
Gjiko ka folur edhe për raportin me disa prej reperëve të skenës shqiptare e nuk do të mungojnë as performancat live në emision, të cilat gjithmonë i japin ritëm dallues nga emisionet tjera.
Ndryshe, “Gjoni Black” është drejt fundit të sezonit të parë në KTV dhe gjatë verës do të vijë me një seri emisionesh ndryshe nga formati bazë.
Ky emision transmetohet të dielën nga 19:45.
Artikuj të ngjashëm