Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Gjithçka është sfidë” gjatë shtatzënisë, sipas Rihannës

Rihanna e ka pranuar se “gjithçka është sfidë” gjatë shtatzënisë, teksa ka zbuluar se është në muajin e tretë.

Këngëtarja 34-vjeçare, e cila po pret fëmijën e parë me të dashurin A$AP Rocky – ka zbuluar se është në muajin e tretë dhe se si ndonjëherë e ndien “nurin” që ka kur makijazhi e ndihmon të ndihet tamam njeri.

“Bie një nur gjatë shtatzënisë. Po ashtu, ka edhe disa ditë, sidomos gjatë muajit të tretë kur zgjohesh e mendon, oh a më të vërtetë duhet të bëhem gati?”, është shprehur ajo për magazinën “Elle”.

“Makijazhi sigurisht se të ndihmon të ndihesh mirë. Unë jam fokusuar më shumë në hidratim dhe konturim. Fytyra bëhet me e rrumbullakët, pak më e shëndoshë. Edhe hunda fillon të zgjerohet pak.

“Gjithçka duket sfidë, nga veshja deri te makijazhi. Ama mua më pëlqejnë sfidat. Më pëlqejnë gjërat që disi më obligojnë të jem kreative dhe të krijoj rrugë të reja”.

Edhe Rihanna bashkë me vajzën Rocki mbulojnë ballinën e revistës W Showbiz Rihanna bashkë me vajzën Rocki mbulojnë ballinën e revistës W

Krijuesja e hitit “Diamonds” është fanse e madhe e “Real Housewives”, teksa përmendi qasjet respektive të Heather Dubrow dhe Teresa Guidice ndaj amësisë.

Ajo e lavdëroi aftësinë e Heather të “ishte kaq shik gjatë të qenit nënë” dhe që lejoi fëmijët e saj të bëhen ata që duan.

“Kjo me të vërtetë më inspiron mua. Mirëpo nga ana tjetër, Teresa nga “Jersey” është e kundërta”, ka shtuar këngëtarja.

“Ajo do t’ju shkatërronte për fëmijët. E kjo më rezonon shumë, ngaqë shpesh ndihem sikur edhe unë do të jem nënë e tillë. E çmendur”.

Themeluesja e Fenty, ka zbuluar se po kënaqet duke eksperimentuar me stilin gjatë kësaj periudhe.

“Më pëlqen që nuk kam nevojë të brengosem për ta mbuluar barkun. Po kënaqem”, është shprehur ajo.

“Kënaqem kur e di se nuk kam nevojë të shqetësohem për mbulimin e barkut. Ndihem pak topolake, megjithatë kujtoj, brenda kam një bebe!”

Edhe Rihanna tregon se shtatzënitë ia ndryshuan format trupore Showbiz Rihanna tregon se shtatzënitë ia ndryshuan format trupore

Manjatët e kozmetikës dhe të modës po ashtu kanë shpjeguar që makijazhi e ka ndihmuar atë të ketë më shumë vetëbesim.

“Tani, gjatë disa ditëve, shpesh dua vetëm të qëndroj në shtrat tërë ditën. Mirëpo kur vë pak buzëkuq e makijazh, transformohem”, ka rrëfyer ajo .