Familja e George Michael thuhet se më në fund ka marrë miratimin për të ngritur një statujë bronzi për nder të tij
Familja e krijuesit të hitit 'Careless Whisper' i cili vdiq në dhjetor të vitit 2016, kishte shpalosur planet për ta ngritur një statujë bronzi në Goring-on-Thames, Oxfordshire, ku ai jetoi para se të vdiste. Kjo kërkesë e familjes është miratuar tani.
Miku i fëmijërisë së George Andros, Georgiou u takua gjatë fundjavës me skulptoren Laura Lian në vendin ku do të vendoset statuja, për të diskutuar projektin.
Një burim i tha gazetës The Sun se të gjithë janë të emocionuar që më në fund ky projekt do të shkojë përpara.
“Puna fillon së shpejti”, ka thënë ky burim.
Laura u prezantua te familja e Georgeit nga një mik dhe ata e pëlqyen punën e saj të mëparshme. Ajo kishte bërë statuja të David Bowie dhe John Lennon.
Gjithkush mezi pret që një ditë të jetë në gjendje të zbulojë statujën në Goring, ku ai e kishte dashur jetën aty për 17 vjet, ka thënë ky burim.
Këshilltarët lokalë kishin paralajmëruar më parë se do të kishte "rezistencë" nga disa prej 3,200 banorëve në fshat.
Duke komentuar mbi kërkesën kur u bë për herë të parë, këshilltarja e famullisë Catherine Hall tha: “Nuk ngurroj as nuk pajtohem në parim, sepse rrezikojmë të nxisim ‘folenë e grerëzave’”.
Shoku i grupit Andrew Ridgeley më parë mbështeti thirrjet për një memorial për mikun e tij të ndjerë.
Ai tha në emisionin televiziv britanik 'Good Morning Britain': "Mendoj se ka një rast shumë të mirë për këtë. Nuk e kuptoj pse nuk duhet të ketë ndonjë lloj vendi publik për një memorial. Ai ishte shumë i dashur dhe duket sikurse ka një dëshirë që të vendoset ky memorial."
Adhuruesit e këngëtarit të këngës 'The Fredom' u dyndën në shtëpitë e tij në Goring dhe Highgate, në veri të Londrës, pas vdekjes së tij për të bërë nderimet e tyre, por më 2018, familja e Georgit lëshoi një thirrje për ta për t’i ndaluar vizitat për ngushëllime në mënyrë që banorët lokalë të mund të vazhdonin me normalitet.
Ata shkruanin se janë të prekur nga ngushëllimet porse duhet t’i ndalojnë vizitat për shkak se nuk donin t’i shqetësonin fqinjët e tyre.
“Yog pëlqente privatësinë e tij, shtëpitë e tij ishin strehë e vërtetë për të dhe në fund të fundit për një kohë të gjatë ne e dimë se ai nuk do të donte t’i shqetësonte njerëzit në këto lagje të qeta që ai i donte aq shumë, të cilët sinqerisht, pavarësisht raporteve ndryshe kanë qenë të dhembshur dhe shumë të kuptueshëm”, thuhej në deklaratën e familjes.
Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi