Historia e origjinës së grupit muzikor, “Wham!”, do të tregohet në një dokumentar të ri që vjen në platformën Netflix.
“Wham!” u bë i famshëm me lansimin e këngëve të tilla si, “Wake Me Up Before You Go-Go” dhe “Careless Whisper”, të cilat u shndërruan në hite që i mbijetojnë kohës.
Dokumentari i ardhshëm përfshinë intervista të marra nga arkivi i yjeve, George Michael dhe Andrew Ridgeley, përfshirë këtu edhe pamje të patransmetuara më herët nga koleksionet e tyre personale.
Chris Smith, regjisori prapa dokumentarit “Fyre: The Greatest Party That Never Happened”, do të drejtojë projektin e shumëpritur nga fansat.
George Michael, i cili gëzoi karrierë jashtëzakonisht të suksesshme edhe si solo artist, vdiq në vitin 2016 si pasojë e problemeve me zemër dhe mëlçi. Ai ishte vetëm 53-vjeçar.
Me titull “Wham!”, dokumentari debuton në Netflix më 5 korrik, ndërsa do të shfaqet edhe nëpër kinema një javë para lansimit në platformën gjigante.
Përktheu: Edona Binaku