Aktori i njohur meksikan, Gael García Bernal, do t’i bashkohet kastës së përbërë nga aktorët, Eliza Scanlen, Thomasin McKenzie, Aaron Pierre, Alex Wolff dhe Vicky Krieps, në filmin e ardhshëm triler të studios “Universal”.
Skenarin dhe regjinë e këtij projekti do ta bëjë filmbërësi i famshëm, M. Night Shyamalan, i cili po ashtu shërben në rolin e producentit të filmit, transmeton Koha.
Sa i takon temës që e trajton, personazheve dhe titullit të filmit, të gjitha detajet janë duke u mbajtur të fshehta, gjë që është tipike për regjisorin, por në një intervistë të kaluar ai ka lënë të kuptohet se projekti i tij i ardhshëm do të jetë i çuditshëm dhe i errët.
Filmi i takon zhanrit triler dhe pritet të lansohet nëpër kinema në korrik të vitit 2021, si pjesë e marrëveshjes aktuale të Shyamalanit me studion “Universal Pictures”, për realizimin e dy filmave të rinj.
“Universal” po ashtu i ka prodhuar tre filmat e fundit të regjisorit të shquar hollywoodian, “Glass”, “Split” dhe “The Visit”.
-
Charlize Theron i bashkohet ekipit të Christopher Nolanit për filmin e ri
-
Ryan Gosling largohet nga projekti i regjisorëve fitues të “Oscarit”
-
“In The Grey” sjell një grabitje të pamundur dhe luftë për mbijetesë
-
Chris Pratt në luftë me inteligjencën artificiale në filmin e ri “Mercy”
-
Ryan Gosling me rol protagonist në filmin “Project Hail Mary”