Gjatë kësaj jave Evropa dhe disa pjesë të Amerikës janë përballur me temperatura të larta. Ndërsa vapa shqetësuese mund t’iu bënte të dëshironit të qëndroni vetëm brenda në freski, ekziston puna dhe paratë që duhet fituar, një realitet që vlen edhe për Brad Pittin.
Të martën, ylli i filmave amerikanë ishte në Berlin për premierën e filmit të tij të ri “Bullet Train”, teksa temperaturat në qytet ishin të larta. Pitt nuk e pati shumë nxehtë, pasi pati veshur një veshje prej liri, një fund ngjyrë kafe, një xhaketë dhe një këmishë gjysmë të hapur, shkroi CNN-i të mërkurën.
Admiruesit dhe kritikët u shprehën në internet menjëherë për veshjen, por ishte e paqartë nëse veshja ishte “absolutisht e mahnitshme” apo se duhej të vinte “me një paralajmërim”, thanë komentuesit.

Por, ata që u befasuan me fundin e Pittit me gjasë janë të rinj të kujtojnë se nuk ishte hera e parë që Pitt veshi fund. Më 1999, për të promovuar “Fight Club”, Pitt doli në faqet e revistës Rolling Stone jo me një por me pesë funde.
Fotografia e Pittit atëkohë u bë një simbol kulturor për nxitjen e kodit neutral të veshjes sa i përket gjinisë.
Ende, burrat vazhdojnë të bëjnë kryetituj me veshje të tilla, si Harry Styles në Vogue ose Billy Porter në ceremoninë Oscars më 2019.