Këngëtarja pop 32-vjeçare Ariana Grande i ka dhënë disa këshilla të rëndësishme vokale vëllait të saj përpara se ai të niste performancat në “Titanique” në Broadway. Frankie Grande ka zbuluar tani se si motra e tij e famshme e ndihmoi gjatë një momenti të vështirë para shfaqjes.
“I kërkova këshilla vokale. Po, sepse po kisha probleme për shkak të një infeksioni të sinuseve”, ka thënë ai.
Aktori i cili e interpretoi fillimisht rolin e Victor Garber gjatë shfaqjeve Off-Broadway të “Titanique” – kishte përdorur avull për deri në një orë e gjysmë çdo ditë për të lehtësuar bllokimin e hundëve, por Ariana ndërhyri shpejt me një zgjidhje më praktike për problemin e tij.
“Po bëja avull, avull, avull pa ndalur, dhe ajo më tha: ‘Vëlla, po e tepron me avullin.’ Dhe unë thashë: ‘Paska mundësi të teprohet me këtë?’”, tha Frankie i cili më parë ka marrë pjesë si konkurrent në versionin amerikan të Big Brother
Ariana e këshilloi atë të kufizonte seancat e avullit dhe rezultatet erdhën pothuajse menjëherë.
Frankie i cili bëri debutimin e tij në Broadway me “Mamma Mia!” në vitin 2006 – reflektoi gjithashtu për rolin e tij në ndihmën ndaj Arianës për të gjetur veten në skenë gjatë viteve të para të karrierës së saj.
Edhe
Ariana Grande tërhiqet përkohësisht nga jeta publike
“Ishte argëtuese sepse në një farë mënyre unë e rrita atë. Ajo u rrit duke ardhur në shfaqjet e mia në Broadway dhe më pas menjëherë ishte edhe vetë në Broadway. Në ato kohë, unë isha mentori i saj për një periudhë të gjatë”, ka thënë ai.
Megjithatë, Frankie këmbëngul se marrëdhënia e tyre ka evoluar shumë përtej këshillave për karrierën.
-
Ariana Grande kritikon Trumpin për përdorimin e këngës së saj në një video kundër transgjinorëve
-
Ariana Grande përkrah De Niros e Stillerit në trailerin e ri të filmit “Focker In-Law”
-
Ariana Grande pranon se do t'i bënte mirë një shkëputje nga karriera
-
Ariana Grande nuk planifikon album të ri para turneut “Eternal Sunshine”