Sezoni i ri i serialit Doctor Who mbërrin në ekranet e vogla në fillim të vitit 2020, por data e saktë e premierës ende nuk është bërë e ditur. Por për kënaqësi të fansave të serialit, BBC ka vendosur ta publikojë fragmentin për sezonin e 12, dhe ai na premton shumë fytyra jashtëtokësore.
Goran Visnjic dhe Robert Glenister do t’i bashkohen kastit, si dhe aktorët tashmë të paralajmëruar Stephen Fry dhe Lenny Henry, në role mysafire në sezonin e ri.
Për Glenisterin, angazhimi në sezonin e ri do të jetë si një rikthim në të kaluarën: "Për herë të parë u shfaqa në serialin Doctor Who në vitin 1984, kur isha 24 vjeç. 35 vjet më vonë, përsëri më është dhënë mundësia të kthehesha në atë botë, këtë herë si 60-vjeçar. Si fluturon koha!"
Visnjic do ta luajë Nikola Teslën dhe ai nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij me këtë rol: "Unë gjithmonë kam qenë një adhurues i madh i serialit kështu që kur më ofruan ta luaj një nga personazhet e mi të preferuar nga historia kjo më gëzoi shumë që do të isha pjesë e gjithë kësaj, kjo është fantastike, një punë e ëndrrave!".
Jodie Whittaker kthehet në rolin titullar, ashtu si edhe ndjekësit e saj Tosin Cole si Ryan, Mandip Gill si Yaz dhe Bradley Walsh në rolin e Graham. Chris Chibnall do të jetë përsëri showrunner i serialit, shkruan KOHA Ditore.
-
HBO lanson trailerin e parë të serialit “Harry Potter”
-
Chiwetel Ejiofor vjen në rolin e një jashtëtokësori në serialin e ri televiziv
-
Sezoni i dytë i serialit “The Witcher” nga dhjetori lansohet në Netflix
-
Sezoni i ri i serisë për korrupsionin brenda policisë
-
George Clooney, regjisor dhe aktor i filmit të ri “The Midnight Sky”