Viti 2020 është gati duke përfunduar, por ende ka shumë projekte filmike, të cilat pritet të lansohen gjatë muajit dhjetor.
Një prej tyre është projekti i ri i aktorit të njohur hollywoodian, George Clooney, “The Midnight Sky”, një film për gjithësinë, ngjarja e të cilit zë vend në një botë pas apokalipsit, ku Clooney e ka rolin e protagonistit dhe regjisorit gjithashtu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSë fundmi kompania Netflix, e cila e ka realizuar filmin, i ka publikuar fragmentet e para të tij, ku Clooney e portretizon një shkencëtar të vetmuar që punon në Arktik, e i cili e ka për detyrë ta parandalojë një ekip astronautësh të kthehen në tokën e pushtuar nga katastrofa globale.
Në film gjithashtu luajnë aktorët: Felicity Jones, David Oyelowo, Tiffany Boone, Demián Bichir, Kyle Chandler dhe Caoilinn Springall.
“The Midnight Sky” do të fillojë së shfaquri në platformën Netflix më 23 dhjetor të këtij viti.