Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Chiwetel Ejiofor vjen në rolin e një jashtëtokësori në serialin e ri televiziv

“The Man Who Fell To Earth” është seriali i ri televiziv që e rrëfen historinë e një jashtëtokësori i cili vjen në tokë ta ndihmuar njerëzimin.

Aktori i shquar i Hollywoodit, Chiwetel Ejiofor, e luan rolin e jashtëtokësorit i cili e lë prapa familjen dhe planetin e tij që është duke u shuar.

Ai e di trajektoren me të cilën po përballet toka dhe ka ardhur për ta ndihmuar ta drejtojë atë në rrugën e duhur, sigurisht me ndihmën e personazhit të aktores Naomie Harris.

Në vitin 1976, yll i shquar i muzikës pop, David Bowie, luajti në një film me të njëjtin emër. Sikurse ai projekt edhe seriali i ardhshëm vjen i adaptuar nga romani i Walter Tevisit.

“The Man That Fell To Earth” e shënon premierën në platformën “Paramount+”, më 24 prill të këtij viti.