Tenet është triler fanta-shkencor aksion spiunësh i cili premierën do ta ketë në vitin 2020. Regjinë e filmit e bën Christopher Nolan, ndërsa produksionin Nolan dhe Emma Thomas.
Gjykuar nga fragmenti i parë i filmit, personazhi i John David Washington përpiqet ta parandalojë luftën e tretë botërore, por nuk është e qartë se çfarë përfshin kjo, shkruan KOHA Ditore. Ashtu si edhe projektet e tjera të Nolan, edhe në këtë do të përfshihet edhe elementi i udhëtimit në kohë në mënyrë që Washingtoni ta arrijë qëllimin e tij.

Në film luajnë: John David Washington, Robert Pattinson, Elizabeth Debicki, Dimple Kapadia, Aaron Taylor-Johnson, Clémence Poésy, Michael Caine dhe Kenneth Branagh.
Premiera e filmit pritet më 17 korrik 2020 në Shtetet e Bashkuara.