Qëkur kinematë i mbyllën dyert e tyre në pranverë, njerëzit kanë qenë duke biseduar për filmin që në mënyrë të dëshpëruar presin që ta shohin kur të hapen dyert përsëri. Për disa është “Wonder Woman 1984”, për të tjerët filmi i fundit i Daniel Craigut nga cikli i filmave Bond, “No Time To Die”.
Mirëpo, emri që shfaqet më se shpeshti në këto diskutime të ftohta është filmi “Tenet” i Christopher Nolan. Prapa, në mars kur disa filma u shtynë me muaj, dhe të tjerë u shfaqën në platforma online, “Warner Bros” tha se “Tenet” do të shfaqej në ekran në korrik. Nuk do të kishte manovrime, e as nuk do të shfaqej në “Netflix” apo në “Amazon”. Lansimi i tij, sikur kthimi i pëllumbit në varkën e Noas, do të shënjonte që kinemaja është rikthyer, transmeton KOHA.
Fatkeqësisht, ashtu siç karakteri i Nolanit që vazhdimisht është në kërkim, gjërat nuk funksionojnë ashtu siç është pritur. Në qershor studioja “Warner” pranoi se situata nuk ishte duke u përmirësuar aq shpejt sa ata kishin shpresuar, veçanërisht në SHBA. Kështu, lansimi u shty për në fund të korrikut, dhe pastaj në mes të gushtit. E tani, plani aktual është që “Tenet” do të shfaqet nëpër kinematë e botës më 26 gusht, dhe në disa qytete në SHBA më 7 shtator, varësisht sesa të sigurta janë.
Çfarëdo që ngjan, është e përshtatshme që rihapja e kinemave të lidhet me një nga shenjtorët mbrojtës të dashamirëve të kinemasë. Nolan, për një kohë të gjatë ka qenë një nga brohoritësit me të zellshëm dhe mirinformuar, një person që përpiqet që të bartë pasionin e tij për mediumin te kushdo që e dëgjon. Atij i pëlqen që të realizojë filma për burrat e obsesionuar dhe askush nuk është më i obsesionuar për filmat sesa ai.
Kjo nuk vërehet vetëm në intervistat e tij, por edhe në filma po ashtu. Një duzinë me tema përçohet përgjatë katalogut të Nolanit: kujtimet, mungesa e babait, pabesia e gruas. Por, më kryesorja e gjithë kësaj është mahnitja me procesin e realizimit të filmave, dhe sesi ai mund të përdoret për të arritur efekte që do të ishin të pamundura gjatë performancave live ose në faqet e printuara. Për shembull, një nga skenat më prekëse të “Interstellar” është kur astronauti që luhet nga Matthew McConaughey, shikon një mesazh të fëmijëve të tij. Lëreni anash lansimin në një planet me jashtëtokësorë: asgjë nuk ndikon tek ai si dëgjimi i disa incizimeve të zërit dhe shikimi i disa imazheve në ekran. “The Prestige” është për dy astrologë, por edhe për regjisorët e “Hollywood-it”. E disa nga filmat e Nolans që nga “Memento” deri te “Dunkirk” varen plotësisht në teknika kinematografike – në veçanti, sesi skenat mund të riorganizohen në një rend kronologjik më ndryshe.
Letra më e bollshme e dashurisë e Nolas, drejtuar kinemasë është një që është realizuar saktësisht një dekadë më parë, “Inception” – dhe si gjithmonë, askush në të nuk e përmend kinemanë. Në sipërfaqe filmi është për vjedhje, Leonardo Di Caprio që luan në vend të Dom Cobb, është një spiun që vjedh sekrete nga mendjet e pavetëdijshme. Ashtu si shumë kriminelë të kinemasë, ai pajtohet që të marrë “punën e fundit” duke infiltruar ëndrrat e një djali të industrialistit, Robert Fischer (Cillian Murphy) për të bindur atë që të thyejë konglomeratin e energjisë së babait të tij.