Fragmenti final i filmit “Star Wars: The Rise of Skywalker” i dha fansave të kësaj sage fanta-shkencore pamje të edhe një beteje midis anëve të ndritshme dhe të errëta të Forcës.
Traileri dyminutësh sugjeron që përfundimi do të jetë emocional dhe dramatik.
"Star Wars: The Rise of Skywalker" është i nënti dhe njëkohësisht edhe episodi i fundit i tregimit për Luke Skywalker i cili filloi me filmin "Star Wars: A New Hope" nga regjisori George Lucas.
Regjia është bërë nga regjisori, skenaristi dhe producenti J. J. Abrams, ndërsa në rolet kryesore do ta shohim Daisy Ridley, Adam Driver, John Boyega, Oscar Isaac dhe Lupita Nyong'o, shkruan KOHA Ditore. Carrie Fisherin, e cila e luajti karakterin e princeshës Leia, do ta shohim falë materialit të papublikuar më parë të regjistruar për episodin "The Force Awakens".
Filmi do të shfaqet në kinema më 20 dhjetor.
-
“Rise of Skywalker” në rrugë për t’u bërë filmi i dytë “Star Wars” me vlerësimet më të këqija
-
Arrijnë pamjet e reja të "Star Wars: The Rise of Skywalker"
-
Taika Waititi në rolin e regjisorit dhe skenaristit të filmit të ri “Star Wars”
-
Disney paralajmëron që “Star Wars: The Rise of Skywalker” mund të shkaktojë sulme epileptike
-
Disney paralajmëron tre filma të rinj "Star Wars"