Disney e ka publikuar trailerin për filmin "Star Wars: The Rise of Skywalker", i cili është në fakt vazhdimi i fundit i trilogjisë aktuale të kësaj franshize fanta-shkencore, raporton CNN.
Traileri u prezantua për herë të parë gjatë D23 Expo të Disney, dhe e dramatizon mundësinë që një prej protagonistëve Rey të kalonte në "anën e errët".
Dhe derisa traileri përqendrohet në disa nga pamjet nga filmat e mëparshëm të Star Wars, ai gjithashtu përmban disa nga skenat që nuk janë parë më parë, shkruan KOHA Ditore. Një nga këto skena e paraqet Rey duke luftuar kundër Kylo Ren, antagonistit kryesor të filmit, në anije. Në një skenë tjetër, mund të shihen dhjetëra anije Star Destroyer në formacion, të cilat janë duke u përgatitur për një betejë të mundshme.

Është interesante se J.J. Abrams është kthyer në karrigen e regjisorit për ta vazhduar projektin të në cilin kishte ngelur "Star Wars: The Force Awakens". Është interesante edhe se filmi i ardhshëm i ndjekë ngjarjet e "Star Wars: The Last Jedi".
"Star Wars: The Rise of Skywalkers" do ta ketë premierën më 20 dhjetor.