Fqinja e yllit televiziv Charlie Sheen, Electra Schrock, është deklaruar e pafajshme pasi gjykata e ka akuzuar për sulm ndaj aktorit, raporton TMZ.
Gjykata i ka lëshuar asaj një urdhër mbrojtës që e obligon të qëndrojë larg aktorit.
Zyra e Prokurorit të Qarkut të Los Angelosit akuzoi Electra Schrock për sulm me forcë, që thuhet se mund t’i shkaktonte lëndime të rënda trupore aktorit.
Ajo është liruar duke paguar dorëzani në vlerë prej 75 mijë dollarësh deri në një vendim lidhur me këtë çështje.
TMZ pati raportuat më parë se policia kishte shkuar tek apartamenti i Chalie Sheenit të mërkurën e kaluar pasi ai kishte thirrur numrin 911 për ta raportuar një sulm.
Pasi Schrock i kishte rënë ziles së apartamentit të Sheenit i cili ia hapi derën, Schrock pastaj ia shqeu bluzën dhe u mundua të ngufasë aktorin para se të kthehej në apartamenti e saj, një kat më lartë.
Edhe
Rebel Wilson fiton gjyqin për shpifje ndaj aktores së re australiane
Policisë nuk ju desh shumë kohë që ta lokalizonte Schrockin për ta arrestuar.
Sipas TMZ kjo nuk është hera e parë që Schrock e ka sulmuar Sheenin, pasi ajo gjithashtu thuhet se i ka spërkatur veturën me një substancë të cilën ai e përshkroi si ngjitëse.
Ende nuk dihen motivet e këtij sulmi.
-
Chris Brown urdhërohet të paguajë miliona dollarë pasi qeni i tij sulmoi pastruesen e shtëpisë
-
Sharon Stone rrëfen për sulmin tronditës: U zgjova pa e ditur çfarë më kishte ndodhur
-
Departamenti amerikan i Drejtësisë nis hetim ndaj akuzueses së Trumpit për sulm seksual
-
Deklarohet i pafajshëm burri që akuzohet për tentimvrasjen e Trumpit