Regjisori i shpërblyer me pesë çmime “Oscar”, Alejandro González Iñárritu, e shënoi premierën e filmit të tij të ri, “Bardo, False Chronicle of a Handful of Truths”, në kuadër të Festivalit ndërkombëtar të filmit në Venecie.
Projekti i regjisorit të famshëm meksikan është njëri prej filmave garues për çmimin “Luani i Artë”, në edicionin e sivjetmë të festivalit, raporton agjencia e lajmeve “AP”.
Filmi e rrëfen historinë e gazetarit dhe regjisorit të dokumentarëve nga Meksika, Silvio Gama, i cili në film portretizohet nga aktori Daniel Gimenez Cacho. Rrugëtimi i këtij personazhi nga Los Angelesi për në vendin e tij të lindjes, ndez një reflektim ekzistencial mbi tema të ndryshme, duke përfshirë identitetin, suksesin, vdekshmërinë, familjen dhe historinë e Meksikës.
Iñárritu, i njohur nga publiku mbarë botëror për filma të tillë si, “The Revenant” dhe “Babel”, e fitoi çmimin kryesor të festivalit të Venecies në vitin 2014, me filmin “Birdman”.
“Bardo, False Chronicle of a Handful of Truths” është filmi i parë i regjisorit i xhiruar në Meksikë, nga projekti i vitit 2001, “Amores Perros”, dhe vjen me skenar të shkruar nga Iñárritu dhe Nicolás Giacobone, i cili po ashtu e ka bashkëshkruar skenarin e filmit të shpërblyer me “Oscar”, “Birdman”.
Edicioni i 79-të i festivalit të filmit në Venecie filloi më 31 gusht dhe do të përmbyllet më 10 shtator, me ceremoninë prestigjioze të ndarjes së çmimeve.
-
Politika pushton Festivalin e Filmit në Venecia
-
Bad Bunny me rol në filmin e ri “Porto Rico” me regji të Rene Perez Joglar
-
Chris Pratt në luftë me inteligjencën artificiale në filmin e ri “Mercy”
-
Almodóvari merr “Luanin e Artë” në Venecian e peshës së filmit
-
Almodóvari merr “Luanin e Artë” me “The Room Next Door”