Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bad Bunny me rol në filmin e ri “Porto Rico” me regji të Rene Perez Joglar

Bad Bunny dhe Rene Perez Joglar

Bad Bunny dhe Rene Perez Joglar

Foto: Associated Press

Ylli i muzikës, Bad Bunny, do të jetë pjesë e filmit të ri me titull “Porto Rico”, në rolin e tij të parë kryesor në kinema.

31-vjeçari ka pasur më herët role dytësore në filmin “Bullet Train”, përkrah aktorit Brad Pitt, si dhe në “Caught Stealing” të regjisorit Darren Aronofsky. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por “Porto Rico” shënon herën e parë që ai udhëheq një projekt filmik si protagonist, ka raportuar FemaleFirst.

Filmi do të drejtohet nga regjisori Rene Perez Joglar.

“Kam ëndërruar të bëj një film për vendin tim që kur isha fëmijë. Historia e vërtetë e Porto-Rikos ka qenë gjithmonë e rrethuar nga polemika. Ky film është një ripohim i asaj që jemi, i treguar me intensitetin dhe ndershmërinë që meriton historia jonë”, ka thënë Perez Joglar në një deklaratë.

Në film do të luajnë gjithashtu aktorët Edward Norton, Javier Bardem dhe Viggo Mortensen. Projekti filmik është përshkruar si një “rrëfim tronditës i frymëzuar nga ngjarje të vërteta” mbi origjinën e Porto- Rikos.

“Ky film i përket traditës së filmave që i duam thellësisht, nga ‘The Godfather’ te ‘Gangs of New York’, që na emocionojnë me dramë të fortë dhe personazhe ikonike, por njëkohësisht na detyrojnë të përballemi me historinë e errët nën narrativën amerikane të idealizmit. Të gjithë e dinë se çfarë poeti i gjuhës dhe ritmit është René. Tani do të shohin edhe vizionin e tij vizual. Bashkimi i tij me Bad Bunny për të treguar historinë e vërtetë të rrënjëve të Porto-Rikos do të jetë si një flakë që gjen shkopin e dinamitit që ka pritur prej kohësh”, ka thënë Norton.

Së fundmi, Bad Bunny ka shënuar suksese të mëdha.

Ai ishte në qendër të vëmendjes si performues në “SuperBowl” dhe ka fituar disa çmime “Grammy”, përfshirë Albumin e Vitit, Albumin më të Mirë Música Urbana dhe Performancën më të Mirë Globale.

Edhe ylli tjetër portorikan, Ricky Martin, e lavdëroi publikisht bashkëkombësin e tij.

“Benito, vëlla, të të shoh duke fituar tri çmime ‘Grammy’, një prej tyre për albumin e vitit me një produksion tërësisht në spanjisht, më preku thellë. Jo vetëm si artist, por si një portorikan që ka ecur në skena anembanë botës duke mbajtur me vete gjuhën, theksin dhe historinë e tij”, ka thënë Martin në gazetën “El Nuevo Día”, në tekstin me titull: “Kur njëri prej nesh ka sukses, të gjithë kemi sukses”.

Martin ka shtuar e di çfarë do të thotë të kesh sukses pa hequr dorë nga prejardhja jote.

“E di sa e rëndë është, çfarë kushton dhe çfarë sakrifikohet kur vendos të mos ndryshosh sepse të tjerët ta kërkojnë. Prandaj ajo që ke arritur nuk është vetëm një sukses historik muzikor, por një fitore kulturore dhe njerëzore”, ka thënë krijuesi i hitit “Livin’ la Vida Loca”.