Ylli hollywoodian Joey King është fejuar.
Partneri i saj prej dy vjetësh, Steven Piet, i propozoi për martesë muajin e kaluar dhe aktorja e ndau lajmin e mirë me fansat në Instagram, krahas disa fotografive të cilat duket se janë shkrepur në ditën e veçantë të çiftit.
Ylli i filmave “Kissing Booth”, u shpreh e lumtur që e ka takuar mikun e saj të jetës dhe po ndihet si femra më me fat në botë.
“Nuk e dija kurrë që lumturia mund të ishte aq e fuqishme sa të ta marrë ajrin nga mushkëritë, duke pushtuar çdo pjesë tënden dhe të mos mund ta fshehësh gëzimin e pamohueshëm që të vërehet në sy”, shkruhej në postimin e aktores në Instagram.
Piet i cili punon si regjisor, po ashtu e ndau lajmin e mirë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Joey King në të kaluarën ka qenë në lidhje dashurie me kolegun e saj nga filmat “Kissing Booth”, Jacob Elordi, por çifti u nda pak para përfundimit të xhirimeve të vazhdimit të tretë të këtij projekti. Në një intervistë të realizuar në vitin 2020 për revistën “Cosmopolitan”, King tha se aktrimi krahas ish të dashurit në një film tejet romantik nuk ishte ideale për të, por që të dy janë munduar shumë të jenë sa më profesional dhe të mos pengohen nga situatat e jetës private.
-
Katie Holmes shfaqet dorë për dore me partnerin e ri
-
Romanca e Kendall Jenner dhe Jacob Elordit bëhet më serioze
-
Kendall Jenner e Jacob Elordi e zyrtarizojnë lidhjen
-
Raportohet se Kendall Jenner është në lidhje me Jacob Elordin
-
Jada Pinkett Smith ndan dhuratën romantike nga Will Smith për Shën Valentin