Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Father Stu” filmi i ri i yllit Mark Wahlberg

“Father Stu” është drama e re biografike e regjisores Rosalind Ross.

Filmi e rrëfen historinë e vërtetë të Stuart Longut, një boksier i arrestuar për ngasje të veturës nën ndikimin e drogave dhe alkoolit, i cili me çdo kusht mundohet të ndryshojë. Pasi udhëton drejt Hollywoodit për ta ndërtuar një karrierë si aktor, ai mrekullisht i shpëton një aksidenti me motoçikletë dhe e merr këtë ngjarja tragjike si shansin e fundit për të bërë ndryshime në jetë. Boksieri problematik i befason të gjithë kur vendos të bëhet prift. Rrugëtimi i tij i paparashikueshëm i mbushur me trauma, frikë dhe një diagnozë kërcënuese për jetën, frymëzon këdo që ai e takon.

Në rolet kryesore të filmit vijnë aktorët, Mark Wahlberg, Jacki Weaver, Mel Gibson dhe Teresa Ruiz, raporton portali “NME”.

“Father Stu” lansohet nëpër kinema më 15 prill.