Showbiz

Fansat të shokuar: Madonna bën banjë të akullt dhe pi urinë

Gjithmonë e njohur për sjelljet e saj kontroverse, mbretëresha e popit Madonna (61) aktualisht është në turneun e saj 'Madame X'. Në rrjetin social ajo e postoi një video në të cilën tregoi se si rikuperohet me banjë të akullt pas koncerteve rraskapitëse.

Derisa në sfond është e lëshuar muzika rep, këngëtarja kërcen dhe bokson me trajnerin e saj, ndërsa pas kësaj hyn në një vaskë të mbushur me akull, shkruan KOHA Ditore. Më e çuditshmja nga të gjitha është se në fund të videos ajo e pi një filxhan në të cilin gjoja se është urina e saj, për të cilën thotë se është më së miri të pihet pas daljes nga uji i ftohtë.

“A do ta fillojmë një sfidë të re me banjë akulli? Trajtimi më i mirë për lëndime”, - shkroi Madonna shkurtimisht në përshkrimin e fotografisë.

Videoja i ka pothuajse një milion shikime dhe komente të mahnitura me pamjen e saj në moshën 61 vjeçare, por edhe shumë janë të tronditur nga ajo që bën këngëtarja.

'Kjo është arsyeja se pse emri i saj fillon me Mad (e çmendur)', 'Pse?', 'Zoti im, ti je e çmendur' – kanë shkruar ata.

Një ndjekës vërejti edhe diçka në videon e saj.

“Pse Madonna e përdor dhomën me qasje të lehtësuar për invalidët? Kjo është zhgënjyese për njerëzit si unë që janë me karrocë. Nuk jam i kënaqur”, – i shkroi ai.

Albumi i saj i fundit, 'Madame X', doli para disa muajsh, dhe shkaktoi reagime të ndara tek publiku.