Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Familja mbretërore shqiptare uron Krishtlindjet përmes një fotosesioni

Gjatë ditës së sotme, një urim i veçantë për të gjithë besimtarët e krishterë ka bërë edhe familja mbretërore shqiptare.

Aktorja Elia Zaharia dhe Princi Leka Zogu i dytë kanë uruar Krishtlindjet për të gjithë shqiptarët por në një formë të veçantë përmes një fotosesioni që ata kanë realizuar.

“Të dashur besimtarë të krishterë, ju urojmë Gëzuar Krishtlindjen! Ashtu siç lindi Jezusi i Nazaretit duke ndryshuar botën përgjithmonë, ashtu uroj që çdo ditë nga zemra juaj të lindë e burojë veç mirësi, gjurma e Zotit që ndryshon jetët tona përgjithmonë. Ylli polar për tek Ai është vetëm dashuria miq, ndaj doni pa kushte?❤️ Zoti është dashuria brenda nesh??” ishte mbishkrimi që shoqëronte fotografitë e tyre familjare në prag të festive të fund vitit.