Kompania Weinstein ka deklaruar zyrtarisht falimentimin.
Kompania e themeluar nga Harvey dhe Bob Weinstein, muajt e fundit ka nisur negociatat për shitjen tek investitorë të ndryshëm.
Në një deklaratë, kompania njoftoi se ka hequr klauzolat e konfidencialitetit për personat të cilët kanë hedhur akuza për ngacmime seksuale.
“Kishim shpresuar për të arritur një zgjidhje gjyqësore, Bordi është i kënaqur që ka një plan që do të maksimizojë vlerën e aseteve dhë për të ruajtur sa më shumë vende pune, e gjithashtu për të sjellë drejtësi për viktimat”, tha Robert Weinstein , themelues i kompanisë së bashku me vëllanë e tij, transmeton tch.
Në deklaratë gjithashtu theksohet: “Askush nuk duhet të ketë frikë të flasë, ose të detyrohet të heshtë. Kompania falenderon individët e guximshëm të cilët kanë folur. Zërat tuaj kanë inspiruar një lëvizje ndryshimi për vendin dhe mbarë botën”.
-
Gates thotë se Epsteini i kishte bërë presion për lidhjet e tij jashtëmartesore
-
I bëhen publike emailet me Epsteinin, jep dorëheqje kryetari i një firme të madhe ligjore në SHBA
-
Clintonët pajtohen të dëshmojnë për Epsteinin
-
Trumpi kërkon hetim mbi lidhjet e Epsteinit me Clintonin dhe me disa banka
-
Bill Gates dëshmon sot për lidhjet e tij të dyshuara me Jeffrey Epstein