Showbiz

Falë testit për koronavirus Pink kishte zbuluar se djali i saj vuan nga alergjitë

Foto: Reuters

Pink e kishte zbuluar se djali i saj 3-vjeçar, Jameson, ka alergji të këqija ndaj ushqimit, pasi është testuar për koronavirus.

Këngëtarja 40-vjeçare dhe djali i saj kishin rezultuar pozitiv me COVID-19 në muajin mars, dhe gjatë procesit të testimit mjekët e kishin zbuluar se Jameson vuan nga disa alergji të ndryshme, transmeton Koha.

Përmes një videolidhjeje në Instagram, Pink tha: “Djali im i dashur, Jame-o, vuan nga alergji goxha të këqija ndaj ushqimit, të cilat arritëm t’i zbulojmë nga disa teste të gjakut të kryera së fundmi për shkak të koronavirusit.”

Ylli i hitit “So What” madje e ndau një recetë vegane dhe pa gluten për ëmbëlsirë me qershi, të cilën po ia përgatiste Jamesonit pasi ai ka alergji ndaj grurit, produkteve të qumështit dhe vezëve, si dhe u bëri thirrje ndjekësve të saj të jenë të vëmendshëm rreth ushqimeve që i konsumojnë.

Pink e kishte ndarë me publikun lajmin se ajo dhe djali i saj janë prekur nga koronavirusi, menjëherë pasi ishin diagnostikuar, duke shpjeguar se kjo sëmundje ua kishte vështirësuar frymëmarrjen dhe Jameson ishte ankuar për dhimbje të mëdha të gjoksit. Këtë eksperiencë këngëtarja e përshkroi si një prej gjërave më të frikshme që i ka kaluar në jetë.

Pas shërimit nga COVID-19, këngëtarja e famshme e muzikës i dhuroi 1 milion dollarë, të cilat i kishte ndarë në dy pjesë të barabarta për fonacionet, “Temple University Hospital Emergency Fund” në Philadelphia dhe “City of Los Angeles Mayor's Emergency COVID-19 Crisis Fund”.