Pink dhe djali i saj 3-vjeçar janë shëruar nga koronavirusi
6 prill 2020 12:16
Shpërndaje në:
Këngëtarja e njohur amerikane, Pink e bëri të ditur lajmin se ajo dhe djali i saj i vogël, Jameson, janë testuar pozitiv me koronavirus, para dy javëve.
Përmes një postimi të fundit në Instagram, Pink i njoftoi fansat se ajo dhe djali i saj tashmë janë shëruar plotësisht nga kjo sëmundje, dhe në testimin e fundit kanë rezultuar negativ me COVID-19, transmeton Koha.
“Para dy javësh, unë dhe djali im tre vjeçar, Jameson po shfaqnim simptoma të COVID-19. Fatmirësisht, mjeku ynë kishte qasje në testet për koronavirusin, si dhe na diagnostikoi pozitiv me këtë sëmundje. Familja ime tashmë po qëndronte e vetizoluar në një shtëpi, dhe me këshillat e mjekut ne e vazhduam vetizolimin për dy javë të plota. Para pak ditësh i jemi nënshtruar sërish testit dhe fatmirësisht kemi rezultuar negativ për koronavirus,” kishte deklaruar Pink në postimin e saj në Instagram.
Këngëtarja e famshme e muzikës po ashtu e ka bërë të ditur lajmin se i ka dhuruar 1 milion dollarë, të cilat i ka ndarë në dy pjesë të barabarta për fonacionet, “Temple University Hospital Emergency Fund” në Philadelphia dhe “City of Los Angeles Mayor's Emergency COVID-19 Crisis Fund”.