Pink e ka ndarë me fansat trilerin e dokumentarit të saj të ri “P!NK: All I Know So Far”, të realizuar nga plartforma “Amazon Prime Video”.
I krijuar nga regjisori i filmit “The Greatest Showman”, Michael Gracey, dokumentari e ndjekë këngëtaren në prapaskenat e turneut të vitit 2019, “Beautiful Trauma Tour”, teksa përpiqet t’i balancojë rolet e saj si nënë, grua, afariste dhe performuese. Kështu, publiku dhe fansat e Pinkut do të kenë mundësi të shohim edhe momente intime, nga jeta personale e këngëtares së njohur amerikane.
Duke e paralajmëruar dokumentarin e ri në rrjetet sociale në mars të këtij viti, Pink kishte shkruar: “I realizuar nga regjisori shumë i talentuar Michael Gracey. Me protagonist fëmijët më të lezetshëm, të krijuar nga unë. Edhe unë përfshihem në këtë dokumentar të ri. Bashkohuni me ne në prapaskenat e turneut, dhe shikojeni si realizohen këto ngjarje”.
“P!NK: All I Know So Far” e përfshinë një përzierje të pamjeve nga prapaskenat e koncerteve, intervista dhe xhirime personale të këngëtares dhe familjes së saj, do të lansohet më 21 maj 2021.
Ndërkohë të martën më 11 maj, Pink iu bashkua këngëtarit Rag’n’Bone Man dhe korit “Lewisham and Greenwich NHS”, të përbërë nga punëtorët e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor në Britani të Madhe, për një performancë emocionale të këngës “Anywhere Away Fron Here”, në kuadër të ceremonisë së sivjetme “BRIT Awards”.
Duke e prezantuar performancën e fundit të mbrëmjes, udhëheqësi i ceremonisë Jack Ëhitehall e përshkroi këngën, e cila mund të shkarkohet online dhe të gjitha paratë e mbledhura shkojnë për bamirësi, një reflektim i fuqishëm i shpresës së re të cilën e kemi gjetur në këtë kohë krize shëndetësore.
Ndërkaq, vitin e kaluar Pink e kishte ndarë me publikun lajmin se ajo dhe djali i saj janë prekur nga koronavirusi, menjëherë pasi ishin diagnostikuar, duke shpjeguar se kjo sëmundje ua kishte vështirësuar frymëmarrjen dhe Jameson ishte ankuar për dhimbje të mëdha të gjoksit. Këtë eksperiencë këngëtarja e përshkroi si një prej gjërave më të frikshme që i ka kaluar në jetë.
Pas shërimit nga COVID-19, këngëtarja e famshme e muzikës i dhuroi 1 milion dollarë, të cilat i kishte ndarë në dy pjesë të barabarta për fonacionet, “Temple University Hospital Emergency Fund” në Philadelphia dhe “City of Los Angeles Mayor's Emergency COVID-19 Crisis Fund”.