Këngëtarja Pink (40), me emrin e vërtetë Alecia Beth Moore, në ndarjen e çmimeve 'Country Music Association' i shokoi fansat kur deklaroi se përkohësisht do të pushojë nga performanca dhe po e braktisë muzikën.
Këngëtarja dy vitet e fundit i kaloi duke udhëtuar nëpër botë si pjesë e turneut 'Beautiful Trauma World Tour', shkruan KOHA Ditore. Tani ajo e dëshiron një mënyrë tjetër jetese.
“Është koha të bëj diçka tjetër për një kohë|, - tha Pink në tapetin e kuq, shkruan Mirror. Ajo me vete e mori bashkëshortin Carey Hart (44) djalin Jameson (3) dhe vajzën Willow (8).
Në turneun e fundit, Pink hasi në shumë probleme.
“Dëshironi ta dini se sa glamuroz mund të jetë turneu? Jameson u sëmur nga sëmundja e gojës, duarve dhe këmbëve, ndërsa Willow ka temperaturë. Të dy fëmijët i kemi të sëmurë dhe mami Pink duhet të kalojë nëpër këtë, madje edhe t’i kryejë performimet”, – kishte thënë Carey gushtin e kaluar.
Para kësaj, Pink u detyrua t’i shtynte koncertet në Australi sepse ajo dhe fëmijët ishin të sëmurë. Ajo e kishte një virus të stomakut dhe për shkak të dehidratimit përfundoi në spital. Ajo mori antibiotikë dhe përdori spreje për hundë dhe fyt për t’u shëruar. Djali i saj bërtiste nga dhimbjet në mes të natës.