Sezoni i verës i emisionit Express nis të hënën. Nga 3 korriku për dy muaj rresht shikuesve të emisionit Express të KTV-së do të mund të argëtohen me muzikë të përzgjedhur.
Edhe në këtë sezon veror do t’i kushtojmë vëmendje kërkesave të shikuesve për t’u informuar për të rejat e fundit të idhujve të tyre, qoftë nga karriera qoftë nga jeta personale e pjesëtarëve të showbizit shqiptar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç aktiviteteve muzikës dhe lajmeve brenda vendit, emisioni Express do të përcjellë prezantimin e artistëve shqiptar jashtë vendit dhe për gjithçka do t’i informojë në kohë rekord shikuesit e vet. “Express Summer” është versioni veror i emisionit “Express”, i cili tash e sa vjet transmetohet në KTV gjatë sezonit veror.
“Express Summer” qëndron afër adhuruesve të muzikës dhe ndjekësve të showbiznesit me lajmet më të reja nga showbiznesi vendor dhe ai ndërkombëtar si dhe me transmetimin e hiteve më të mëdha muzikore shqiptare dhe ndërkombëtare, çdo pasdite nga e hëna në të enjte, në ora 18:00 dhe të premteve në ora 20:50!