Sezoni i verës i emisionit Express nis nga sonte. Për dy muaj rresht shikuesit e emisionit Express të KTV-së do të mund të argëtohen me muzikë të përzgjedhur.
Edhe në këtë sezon veror do t’i kushtojmë vëmendje kërkesave të shikuesve për t’u informuar për të rejat e fundit të idhujve të tyre, qoftë nga karriera qoftë nga jeta personale e pjesëtarëve të showbizit shqiptar.
Pos tjerash, sonte do të mund të kuptoni më shumë për 20-vjetorin e formimit të grupit “Asgjë Sikur Dielli”, më pas për Festivalin Ndërkombëtar të Kitarës të mbajtur në Pejë, si dhe për shumë të reja nga showbizi vendorë e ndërkombëtar.
“Express Summer” do të transmetojë edhe shumë hite vendore e të huaja.
Çdo pasdite nga e hëna në të enjte, emisionin do të mund ta ndiqni nga ora 18:00 dhe të premteve në ora 20:50!