Showbiz

Eva Mendes e thërret Golsingun t’i vë fëmijët në gjumë pas ceremonisë “Oscar”

Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Eva Mendes, gruaja e aktorit të mirënjohur Ryan Golsing, e ka ftuar atë t’i vë fëmijët në gjumë, pasi ka përfunduar ceremonia e “Oscarit”

“E çove Kenin deri në ‘Oscar’, Ryan Golsing. Tani eja në shtëpi, duhet t’i vëmë fëmijët në gjumë”, ka shkruar në Instagram, Mendes.

Aktori 43-vjeçar e nisi performancën me këngën “I’m Just Ken” duke qëndruar në ulësen e tij, brenda Teatrit Dolby, ku para tij qëndronte kolegia, Margot Robbie, e cila nuk mund të kontrollonte të qeshurën.

Ai pastaj eci e u ngjit në skenë ku ju bashkëngjit me kitarë kompozitori i këngës, Mark Ronson. Në skenë ishin edhe shumë valltarë prapa Golsingut, të cilët zhvillonin koreografinë e këngës, përveç tyre edhe kolegë të tjerë nga filmi si Ncuti Gatwa, Kingsley Ben-Adir, Scitt Evans dhe Simu Liu performuan në skenë para se Goslingut t’i bashkëngjitej Slash (kitarist i Guns N’Roses) në pjesën e dytë të këngës.

Eva Mendes dhe Ryan Gosling janë të martuar që shumë vite, por martesa e tyre u bë publike në muajin nëntor të vitit 2022. Bashkë kanë dy vajza, prej të cilave Gosling ka thënë se u inspirua për të luajtur rolin e Kenit në filmin e shumëpërfolur “Barbie”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eva Mendes (@evamendes)