Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Eva Longoria më e dobët se kurrë

Aktorja e preferuar e Hollywoodit, 44-vjeçarja Eva Longoria, vendosi të merrte pushim nga përgjegjësitë e saj të përditshme të punës dhe me djalin e saj njëvjeçar Santiago u nis për në kryeqytetin francez, ku aktualisht po merr pjesë në revytë e modës në Paris Fashion Week. Përveç kombinimeve të përkryera të veshjeve, Eva atraktive e tërhoqi vëmendjen edhe me linjën e hollë, të cilën pas lindjes, e përsosi edhe më tej.

Për dy ditët e revysë, Eva e zgjodhi një stil minimalist, kështu që ditën e parë ajo shkëlqeu në një fustan të zi, të cilin e kombinoi me çizme të larta prej lëkurës, ndërsa për ditën e dytë vendosi për variantin bezh me qepje të ngjashme, duke e plotësuar atë me kombinimin me syzet e mëdha të diellit, shkruan KOHA Ditore. Fustanet, qepja e të cilave i ndjek linjat e saj të trupit, i theksuan edhe më tej karakteristikat dhe belin e hollë të Evës, për të cilin si nënë e një djali njëvjeçar do t’ia kishin zili edhe shumë femra më të reja.

Image
Image

T’ju rikujtojmë, Eva në qershor të vitit të kaluar u bë nënë e djalit Santiago, të cilin e lindi nga martesa me bashkëshortin e saj Jose Antonio Bastion. Edhe pse gjatë kohës së shtatzënisë i kishte grumbulluar disa kilogramë, dhe përkundër faktit se ajo shpesh ishte në shënjestër të kritikëve, aktorja e bukur nuk u shqetësua shumë, ndërsa me ushtrime dhe palestër filloi vetëm atëherë kur konsideroi se ishte koha e duhur. Muajt e fundit, Eva është kthyer në peshën e saj të dikurshme, ndërsa gjykuar nga fotot e fundit, nuk po i fsheh rezultatet e punës shumëmujore në palestër.

Artikuj të ngjashëm