Showbiz

Eugenio Derbez është lënduar rëndë në një aksident

Aktori meksikan i cili e gëzon një karrierë të suksesshme në Hollywood, Eugenio Derbez, është lënduar rëndë në një aksident dhe tani e pret një rrugë e gjatë drejt rikuperimit. Kështu bëri të ditur gruaja e tij aktore dhe këngëtare, Alessandra Rosaldo.

Në një deklaratë të postuar gjuhën spanjolle në Instagram, Rosaldo, e cila ka dhjetë vjet që është e martuar me Derbezin, tha se aktori është në gjendje stabile por ka pësuar lëndime serioze për të cilët duhet t’i nënshtrohet operacionit, si dhe e pret një rrugë e gjatë dhe e vështirë e shërimit, ku përfshihen edhe seancat e vazhdueshme rehabilituese.

Rosaldo nuk pranoi të ndajë hollësi rreth natyrës së aksidentit, raporton CNN-i.

Eugenio Derbez më së miri njihet për filmat komik, “CODA”, “Overboard” dhe “The Valet”, kurse së shpejti vjen me rol në sezonin e dytë të serialit “Acapulco”, i cili në tetor e fillon transmetimin në platformën Apple Tv+.