Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jason Momoa “përfshihet në aksident me motoçikletë”

Ylli 42-vjeçar i “Aquaman” ka shpëtuar pa lëndime pas përplasjes pranë Calabasas të dielën, kur makina e tij goditi motoçiklistin, i cili dyshohet se u përmbys në korsinë tjetër teksa po vinte rreth një kthese të mprehtë.

Faqet e internetit kanë postuar pamje që duket se tregojnë aktorin duke u kthyer në makinën e tij, ndërsa mjekët kujdesen për motoçiklistin, i cili më pas raportohet se u dërgua në spital për t’u trajtuar me lëndime të lehta, duke përfshirë mavijosje në këmbë.

Sipas faqes TMZ, Jason gjithashtu shmangu lëndimin e rëndë në incident. Policia besohet se ka shkuar në vendngjarje dhe ka marrë raporte për aksidentin, por TMZ.com raporton se nuk është planifikuar ndonjë veprim tjetër.

Aksidenti vjen vetëm disa javë pasi ylli i Holliwoodit thuhet se u nda nga e dashura e tij, Eiza González.

Dyshja thuhet se janë ndarë pas muajsh lidhjeje, me një burim që thotë se dyshja zbuloi se janë “thjesht njerëz shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri”.

Edhe Eugenio Derbez është lënduar rëndë në një aksident Showbiz Eugenio Derbez është lënduar rëndë në një aksident

Një burim i brendshëm ka bërë të ditur: “Ata e duan shumë njëri-tjetrin por janë në faza të ndryshme të jetës.” Burimi shtoi se dyshja kishin shpresuar se “mund ta zgjidhin këtë” por nuk u bë një ribashkim.

Burime të shumta konfirmuan kohët e fundit që Momoa kishte një romancë me González, me një që thoshte: “Janë duke u takuar. Ai kujdeset për të. Ai është mjaft mirë tash, duke punuar në “Fast X”. “Është i zënë tërë kohën dhe po ndihet mirë”.