Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Eshref Durmishi, Aurita Agushi e Asim Gashi, sonte në “Talk”

Emisioni “Talk” vjen sonte në ekranin e KTV-së me tre mysafirë.

Në bisedën e parë qendrore në studio i ftuar është aktori dhe producenti i njohur, Eshref Durmishi. Ai tregon se cili është ëndrra e tij tash pasi arriti të prek “Oscar”-in e cila është ëndrra e të gjithë kineastëve.

Ndërsa, në rubrikën “Biografi në numra” protagoniste është aktorja e njohur, Aurita Agushi. Përmes numrave të përzgjedhur, ajo rrëfen për disa momente të rëndësishme në jetën dhe karrierën e saj.

Në një tjetër bisedë në studio i ftuar është edhe këngëtari Asim Gashi, i cili për përpunimin e këngëve të vjetra, duke i sjell në një version shumë të veçantë. Këngëtari ka shpalosur detaje për albumin e tij të ri i cili do të publikohet shumë shpejt.

Emisionin “Talk” mund ta ndiqni sonte nga ora 20:00.