Dy këngëtarët e njohur kosovarë, Era Istrefi, dhe Butrint Imeri kanë bashkuar forcat.
Ata kanë postuar në Instagram një fotografi nga Parisi së bashku duke paralajmëruar këngën e re “Lonely (Vetmuar)” që sipas tyre do të dalë të enjten më 23 nëntor, një minutë para mesnatës.
Në fotografinë e publikuar nga ta shihet dyshja duke pozuar në qytetin e Parisit ku Imeri shihet i veshur me xhaketë ngjyrë vishnje të errët të kombinuar me pantallona të zi, kurse Istrefi përfundi sakos së zezë, mban veshur një palë sytjena të zeza me aksesorë argjendi që i kombinoi me një fund të shkurtër të zi e çizme të gjata të bardha.
Ata morën koment të shumta pozitive nga adhuruesit pasi bënë të ditur lajmin.