Reperi Corey Detiege, i njohur si Chucky Trill ka vdekur në moshën 33-vjeçare pasi u qëllua për vdekje nga një person i paidentifikuar.
Ai u dërgua me urgjencë në një spital në Atalanta, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe vdiq mëngjesin e së premtes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi po udhëtonte për në Georgia, ku një makinë ndaloi pranë tij dhe qëlloi me armë zjarri drejt reperit në orën 3 të mëngjesit. Chucky Trill do të merrte pjesë në një event virtual në Atlanta ka konfirmuar menaxheri i të ndjerit.
Autorët dyshohet që të jenë larguar pasi kanë qëlluar drejt reperit. Ende mbetet e paqartë arsyeja përse i mori jetën, por policia po vijon hetimet për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.