Modelistja britaneze Emily Ratajkowski (27) bën bujë kudo që shfaqet, dhe kështu ishe edhe kohët e fundit në rodeon në Texas për të cilin Emily e kishte përgatitur një pamje krejtësisht të ndryshme nga ajo që normalisht e shohim.
Modelistja e kishte vendosur një kapelë kaubojësh, paruke bionde, çizme me take të larta me lëkurë gjarpri dhe xhaketë lëkure metalik gjë që vetëm sa e konfirmoi më shumë ‘stilin e saj të kaubojit”. Nën xhaketën e shkurtër, ajo e kishte veshur një fund me fije dhe jelekë të ndritshëm.
Flokët e saj ngjyrë të kafenjtë, të paktën për një ditë ajo i zëvendësoi me paruke bionde, ndërkohë që e kishte theksuar gjoksin e bujshëm. Natyrisht, menjëherë pasuan komplimente të shumta nga të gjitha anët, shkruan KOHA Ditore.
“Pas saj këtu askujt nuk i interesojnë më kuajt, demat, e kështu me radhë... Emily e pushtoi Texasin”, –e përgëzuan modelisten për pamjen e re shumë adhurues të saj.
Edhe pse e nxitën që ta kalërojë demin, këtë ofertë të vendasve Emily, megjithatë, e refuzoi me buzëqeshje, sepse nuk donte ta prishte veshjen e saj të bardhë të kaubojes.