Emilia Clarke dëshiron shumë ta luajë James Bondin në një film të ri. Daniel Craig pritet ta braktisë rolin e spiunit ndërkombëtar pas shfaqjes së filmit të ri “No Time to Die” në prill (2020) dhe ylli i “Game of Thrones” do të dëshironte shumë ta luante 007.
"Po! Natyrisht! Sigurisht që po", tha ajo për revistën “Empire”. "James Bond është një nga ato franshiza që kurrë nuk duket jo interesante, shkruan KOHA Ditore. Tekstualisht mund ta bëni James Bondin më të pa-stil në botë dhe ai do të dukej prapëseprapë i mahnitshëm".
Ndërkohë, kasti i “No Time to Die” gjithashtu i përfshin veteranët e “Bondit”, Lea Seydoux, Jeffrey Wright, Rory Kinnear, Naomie Harris, Ben Whishaw dhe Ralph Fiennes, ndërsa fituesi i Oscar, Rami Malek do ta luajë keqbërësin e filmit të ri.
-
Ish-përzgjedhësja e aktorëve të Bondit: Asnjëri nga favoritët s’duhet të jetë agjenti i ri 007
-
Top-lista me pesë kandidatët favoritë për rolin e James Bondit
-
Çka po e zgjat kaq shumë gjetjen e James Bondit të ri?
-
Shtohen spekulimet se kush do të jetë “James Bondi” i ri
-
Adhuruesit e James Bondit zgjedhin zëvendësuesin e aktorit Daniel Craig