Angelia Jolie ka folur haptazi për gjërat që ia ka mësuar nëna e saj e ndjerë, Marcheline Bertrand.
Duke folur për gazetën “The Sydney Morning Herald” këtë fundjavë, megaylli i Hollywoodit, aktorja 45-vjeçare, e ka lëvduar nënën Marcheline se ka qenë nënë ‘e butë’ dhe se gjithmonë është përpjekur t'i trajtojë fëmijët e saj me të njëjtën butësi.
“Nëna ime ishte shumë e butë. Mund të sillem në mënyra të ndryshme në punë dhe në jetë, por jam shumë e ngrohtë dhe e butë me fëmijët e mi”, ka thënë Angelina.
“Kjo mirësi dhe ngrohtësi është themel që është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ajo më ka dhënë shumë gjëra të tjera dhe më ka mësuar shumëçka”, ka thënë tutje aktorja.
“Por, nëse nuk e keni atë bazë, të ndiheni të vlerësuar dhe të sigurt, atëherë e keni vështirë të pranoni mesazhe ose mësime të tjera”, ka shtuar ajo.
Marcheline vdiq më 2007 në moshën 56-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin. Ylli i filmit “Maleficent” ka përmendur se do të largohet pak nga puna si regjisore e filmave, në mënyrë që të mund të përqendrohet te gjashtë fëmijët e saj.
Angelina ka fëmijët: Maddox, 19-vjeçar, Pax, 17-vjeçar, Zahara, 16-vjeçare, Shiloh, 14-vjeçare, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 12-vjeçarë, me ish-bashkëshortin Brad Pitt, me të cilin ka qenë në mes të një beteje kujdestarie që nga ndarja në vitin 2016.
Edhe
Angelia Jolie u shpëtua nga fëmijët e saj
Pitt dhe Jolie u dashuruan në xhirimet e filmit “Mr. & Mrs. Smith”, gjersa Pitt ishte ende i martuar me Jennifer Anistonin.
Çifti u martua në Francë më 2014, pas 10 vjetësh lidhjeje, por u nda pas dy vjetësh në shtator të 2016-s. Çifti u shkurorëzua në vitin 2019, ndërsa raporti që kanë nuk është aspak miqësor.
Ata kanë qenë në betejë për fëmijët e tyre për pesë vjet, pasi Brad po përpiqej për kujdestari të barabartë me Angelinan, e cila dëshironte kujdestari të plotë.