Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Elvana Gjata e Capital T publikojnë të premten bashkëpunimin

Elvana Gjata e Capital T do të publikojnë të premten në mesnatë bashkëpunimin e tyre.

Këngëtarja nga Shqipëria dhe reperi nga Kosova do të sjellin për fansat e tyre këngën e titulluar “Flakë”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Elvana përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë mes dy artistëve. Vite më parë ata kanë bashkëpunuar për këngët “Lejla” dhe “Fustani".

Edhe kënga e re pritet të jetë ritmike ashtu si dy këngët e mëparshme.

Elvana dhe Capital T kanë bërë të ditur këto ditë se me datat 12 dhe 13 nëntor do të mbajnë koncerte të përbashkëta në New York dhe Michigan të SHBA-së.

 

?? Friday 23:59 @YouTube

Posted by Elvana Gjata on Wednesday, November 3, 2021