Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Elvana Gjata dhe Capital T sjellin këngën “Flakë”

Elvana Gjata dhe Capital T kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të radhës, të titulluar “Flakë”.

Këngëtarja nga Shqipëria dhe reperi nga Kosova e kanë sjellë këtë projekt edhe me videoklip, të cilin e kanë publikuar në mesnatën e së premtes.

Ky është bashkëpunimi i tretë muzikor ndërmjet Gjatës dhe Capital T, pas këngëve “Lejla” dhe “Fustani”.