Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Elton John realizoi videolidhje me 23 artistë përnjëherë

Elton John ka bashkuar pothuajse të gjithë 23 bashkëpunëtorët që shfaqen në albumin e tij të 32-të të realizuar së fundmi, “The Lockdown Sessions”, në atë që me lehtësi mund të konsiderohet videolidhja me “Zoom” e cila mbledh më së shumti yje të muzikës në një vend.

Ndër artistët pjesë e kësaj videolidhjeje janë: Miley Cyrus, Lil Nas X, Dua Lipa, Charlie Puth, Nicki Minaj, Young Thug, Rina Sawayama, Stevie Nicks, Stevie Wonder, Brandi Carlile, Damon Albarn, Eddie Vedder, Ed Sheeran dhe të tjerë.

Albumi “The Lockdown Sessions” u lansua në tetor të vitit të kaluar dhe u përcoll me realizimin e një dokumentari. Projekti i fundit muzikor i Johnit u mirëprit nga fansat dhe u vlerësua lartë nga kritikët.

Ndërkaq në fillim të muajit dhjetor, Elton John dhe Ed Sheeran, u bënë bashkë për realizimin e një kënge të Krishtlindjeve me titull, “Merry Christmas”, e cila deri më tani i numëron më shumë se 31 milionë klikime në YouTube.

Dyshja britanike e muzikës po ashtu është përfshirë në një tjetër këngë të festave të fundvitit, “Sausage Rolls For Everyone”, e lansuar nga blogerët e njohur Mark Hoyle dhe gruaja e tij Roxanne.

Për portalin “NME”, John ka deklaruar se ai dhe Sheeran i kanë shkruar edhe dy këngë tjera për Krishtlindje, njëra prej së cilave besohet se e mban titullin “Pull My Christmas Cracker”.